I mbani mend aventurat e vogëlushit Bink?

I mbani mend aventurat e vogëlushit Bink?

“Baby’s Day Out”,  është një film që askush nuk dëshiron ta humbasë, çdo herë që transmetohet në televizion. I publikuar në vitin 1994, ky film ishte bërë një hit i madh, shkruan rtv21.tv

Historia e filmit sillet rreth një foshnjeje 2 vjeçare, e cila është rrëmbyer nga 3 burra. Si arrin të shpëtojë prej tyre dhe si u jep atyre një mësim, definitivisht ia vlen të shikohet.

Kanë kaluar 24 vite që kur filmi është transmetuar për herë të parë, por a e dini ju se si duket tani 2 vjeçari (Bink)? Ndoshta nuk e keni ditur mirëpo, jo një, por dy njerëz e kishin luajtur rolin e fëmijës në këtë film.

E pra, karakteri i Bink  është luajtur nga binjakët Jacob Joseph Worton dhe Adam Robert Worton. Tani, ata janë rritur dhe janë për shumë të pashëm. “Baby’s Day Out” është filmi i vetëm në të cilin ata kanë luajtur, teksa nuk ka informacione se me çka mirren ata tani./21Media