Fotografi e bukur e çiftit Berani

Fotografi e bukur e çiftit Berani

Një nga dasmat që mori vëmendje të madhe ishte dasma e këngëtares së mirënjohur, Gresa Behluli.

Ajo i dha fund beqarisë mbrëmë në një ceremoni madhështore, në një nga restaurantet më të njohura të Prishtinës.

Për organizimin e kësaj dasme, Gresa u përkujdes mjaft shumë. Por, ishin familjarët, miqtë e kolegët ata që i dhanë madhështi dasmës më të komentuar kohëve të fundit, shkruan rtv21.tv

Në mesin e shumë të ftuarve ishin edhe çifti Berani, të cilët dukeshin shumë bukur.

Atmosferë festive me këngë e valle, shumë urime e shumë fotografi u realizuan për natën më të veçantë të këngëtares 33-vjeçare.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita Muçaj./21Media