150.000 euro nga Zvicra për studentët kosovarë

Është nënshkruar marrëveshja prej 150.000 eurosh ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila do t’u mundësojë studentëve kosovarë të përfitojnë njohuri dhe përvojë zvicerane.  Si pjesë e këtij angazhimi, Zvicra po mbështet hartimin e një programi të ri studimi të nivelit master në fushën e menaxhimit të burimeve ujore.
Zvicra edhe një herë ka shprehur përkushtim për mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e ndikimit të ndryshimeve klimatike në Kosovë.
Rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti dhe Konsulenca e Skatit nga St. Gallen, Zvicër, nënshkruan marrëveshje fillestare 150.000 eurosh, e cila do t’u mundësojë studentëve kosovarë të përfitojnë njohuri dhe përvojë zvicerane./21Media

Back to top button