151 fëmijë infektohen me COVID-19 për një ditë

Në 24 orët e fundit, 151 fëmijë dolën pozitiv me COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 4 mijë e 309 numrin e përgjithshëm të të infektuarve të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç.
Rastet pozitive janë në Prishtinë 50 raste, Prizren 19 raste, Fushë Kosovë 17, Gjilan 14, Mitrovicë 12, Viti 6, nga 5 raste në Lipjan dhe Rahovec, nga 4 raste në Gjakovë, Obiliq dhe Ferizaj, 3 raste në Istog, nga 2 raste në Kamenicë dhe Vushtrri, si dhe nga një rast në Malishevë, Podujevë, Pejë dhe Graçanicë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se fëmijët e infektuar janë 88 të gjinisë mashkullore dhe 63 të asaj femërore.
Nga 3 mijë e 2 viktima të COVID-19 që nga marsi i vitit 2020, prej tyre 4 ishin fëmijë të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç./21Media
 

Back to top button