E freskët, pa grim

E freskët, pa grim

Këngëtarja e mirënjohur, Elvana Gjata kohëve të fundit ka qenë shumë aktive me projekte të reja muzikore të cilat janë pritur shumë mirë nga fansat e saj, shkruan rtv21.tv

“Mike” është kënga e fundit që Elvana ka sjellë në bashkëpunim me reperin e njohur Ledri Vula dhe këngëtarin John Shahu. Kjo këngë ka arritur që për pak kohë të shndërrohet në hit dhe deri tani në Youtube numëron mbi 19 milionë klikime.

Këngëtarja krahas angazhimeve të shumta që ka, po gjen kohë edhe për pushime.

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës,  Elvana ka publikuar sot një fotografi e cila ka marrë komente të shumta nga fansat të cilën kanë komplimetuar artisten për pamjen  natyrale.

Ndonëse pa grim, Elvana dukej mjaft bukur, teksa relaksohej në një ditë larg prej angazhimeve.

Ndryshe, Elvana ditë më parë ka dhuruar një performancë fantastike para fansave të saj në një klub nate në Prishtinë./21Media