Enca shfaqet natyrale

Enca shfaqet natyrale

Këngëtarja e njohur dhe shumë e përfolur shqiptare, Enca Haxhia gjithmonë kujdeset që në çdo paraqitje të duket bukur, për çka pranon komente të shumta nga fansat e saj.

Por, 24 vjeçarja sot përmes një videos të publikuar në Instastory është shfaqur pa grim në fytyrë.

“Fytyrë fëmije përgjithmonë”, është mbishkrimi që Enca e la mbi videon e publikuar.

Projekti i fundit i Encës titullohet “Mwah”, të cilin e ka publikuar në muajin nëntor dhe deri tani kjo këngë ka arritur mbi 2 milionë klikime në Youtube. /21Media