Aktorja publikoi disa fotografi të bukura

Aktorja publikoi disa fotografi të bukura

Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij, e cila po ashtu është aktore, Fahriye Evcen në muajin prill janë bërë prindër për herë të parë.

Ata janë bekuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Karan, shkruan rtv21.tv.

Çifti i famshëm edhe dy muaj pas lindjes së djalit ende nuk kanë publikuar fotografi të vogëlushit.

Por, jo vetëm që nuk kanë publikuar imazhe të djalit dyshja kanë qenë shumë pasiv edhe sa i përket publikimit të fotografive tjera, e sidomos Fahriye.

Mirëpo, aktorja së fundmi për gjithë fansat e saj në Instagram ka hedhur disa fotografi,  në të cilat duket shumë bukur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fahriye Evcen Özçivit (@evcenf) on

Kujtojmë se,  gjatë kohës sa aktorja ishte shtatëzënë, dyshja patën hequr dorë nga projektet për të iu përkushtuar krejtësisht periudhës më të lumtur të jetës së tyre./21Media