Këta janë shtatë fëmijët e Ibrahim Tatlisesit

Këta janë shtatë fëmijët e Ibrahim Tatlisesit

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises vitin e kaluar pas një pauze shtatë vjeçare u rikthye në skenë.  Këtë largim nga muzika e bëri jo pa shkak se para shtatë viteve ai u plagos për arsye biznesore.

Tatlises për disa vite qëndroi në komë, mirëpo në vitin 2015 nodhi mrekullia dhe ai filloi të flas dhe të bëjë disa lëvizje të vogla, shkruan rtv21.tv

Ibrahimi ka sfiduar pengesat e tij, edhe pse me disa probleme shëndetësore ai ka ripërpunuar një këngë të vjetër turke e cila kryesisht është e dedikuar për t’i dhënë moral ushtrisë.

Ani pse ai më nuk është aktiv në skenë, ai vazhdon të jetë njëri ndër krijuesit më të mëdhënj të hiteve në Turqi.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të këngëtarit, i cili tani është  67 vjeçar.

Sa i përket jetës personale, për Ibrahimin gjatë karrierës së tij muzikore është përfolur shumë për lidhjet e tij si dhe tri martesat. Këngëtari është baba i shtatë fëmijëve, pesë vajzave dhe dy djeme. /21Media