Adelina shfaqet pa grim

Adelina shfaqet pa grim

Ndonëse ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të  ri muzikor, këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it.

Adelina është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetin social Instagram, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja ka rrëmbyer vëmendjen me fotografinë e fundit që ka publikuar në të cilën shfaqet pa grim.

28 vjeçarja ka marrë shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit e saj.

Adelina në një intervistë për emisionin “Mama’s Trip” të TV 21, ka dhënë dritën jeshile se do të vijë me një projekt që sipas saj do të jetë një revolucion në muzikë.

Ndryshe, Adelina në muajin dhjetor të vitit 2017 është martuar me Serjozha Markov, kurse në muajin gusht të vitit 2018, çifti janë bërë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin, Jon./21Media