Ndryshimet e aktores

Ndryshimet e aktores

Aktorja e njohur Songul Oden, ose siç njihet tek ne, ‘Gymysh’, është një ndër aktoret më të kërkuara në Turqi.

“Gymysh” është mjaft aktive në rrjetet sociale kështu duke ndarë shumë momente nga përditshmëria e saj me publikun virtual.

Ani pse nga koha kur ka përfunduar seriali aktorja ka pësuar disa ndryshime në dukjen e saj, ende vazhdon të jetë e  bukur dhe tërheqëse edhe sot si 40 vjeçare.


Songül ka debutuar në skenë që nga viti 1999 kur ka bërë një seri televizive me titull Ferhunde Hanımlar. Pas kësaj, ajo ka vepruar në pesë seri të tjera televizive Vasiyet (2001), Havada Bulut (2002), Gümüş (2005-2007), Vazgeç Gönlüm (2008) dhe Mükemmel Çift (2010). “Gymysh” ishte një ndër serialet më të pëlqyera për publikun i cili u transmetua edhe në ekranin e RTV21.

Kujtojmë se aktorja Songul Oden në tetor të vitit 2016 ka dhënë fund martesës tetë vjeçare me aktorin Kerem Alisik. /21Media