Ritualet e mëngjesit të pesë CEO-ve 

Ritualet e mëngjesit të pesë CEO-ve 

Shumë njerëz mund të jenë kuriozë të dinë se si e fillojnë ditën CEO më të suksesshëm në botë. Më poshtë mund të shihni si janë mëngjeset e pesë njerëzve, ndër më të zgjuarit në botën e biznesit.

David Cush, CEO i linjës ajrore amerikane “Virgin”, zgjohet herët në mëngjes rreth orës 4:15. Dita atij i fillon me e-mail të punonjësve të tij, lexon gazetën, dëgjon radion dhe niset për në palestër.

Tim Cook, CEO Apple Inc zgjohet rreth orës 4.30. Sipas “The Gawker”, si fillim ai fillon e-mail për punonjësit dhe në orën 5 shkon në palestër. Më pas drejtohet menjëherë për në zyrë dhe është ai që mbërrin i pari dhe që del i fundit prej saj.

Robert Iger CEO i Disney, ka thënë për New York Times se ai zgjohet çdo ditë rreth orës 4.30, bën palestër, lexon gazetë, dëgjon muzikë, kontrollon e-mail dhe shikon edhe televizor në të njëjtën kohë.

Jack Dorsey, themeluesi i Twitter dhe CEO i kompanisë “Square”, zgjohet në orën 5;30, e fillon ditën duke vrapuar . Ai thotë se punon 16 orë në ditë (8 orë në secilën nga kompanitë) dhe fundjavën përpiqet ta ketë të lirë.

Ndërsa, Howard Schultz, CEO i “Starbucks”, sipas Portofino.com ditën e fillon herët në mëngjes me palestër dhe më pas niset direkt për në zyrë./21Media