Vjen edhe urimi nga tezja

Vjen edhe urimi nga tezja

Vajza e çiftit të njohur, Nora Istrefit dhe Robert Berishës sot ka festuar ditëlindjen e saj të tretë.

E për vogëlushen Renee padyshim se nuk ka munguar një urim nga tezja e saj, Era Istrefi e cila ka publikuar një fotografi shumë të lezetshme në InstaStory.

“Urime ditëlindjen princeshë”, ka shkruar Era sipër fotografisë së publikuar.

Ndryshe, Nora dhe Roberti  janë kujdesur që t’i organizojnë një festë të bukur vajzës së tyre në një ambient të mbyllur të dekoruar për mrekulli./21Media

Festa e organizuar për ditëlindjen e tretë të vajzës së Norës dhe Robertit