Darkë romantike

Darkë romantike

Dita e Shën Valentinit ka gjetur personazhet e famshëm më të dashuruar se kurrë dhe duke i shprehur dashurinë partnerëve të tyre.

Këngëtarja e mirënjohur,  Adelina Ismaili dhe bashkëshorti i saj, Vali kanë zgjedhur që Shën Valentinin ta festojnë në një darkë romantike, ndërsa me vete kanë marrë edhe djalin e tyre Uliksin.

Adelina nuk ka hezituar që të publikojë një foto në rrjetin social Instagram, teksa ka lënë një mbishkrim mjaft të veçantë.

“Ti je çdo arsye, çdo shpresë dhe çdo ëndërr,  Valentini im. Të dua”- ka shkruar Adelina./21Media