Vërshojnë urimet për djalin e Remzies

Vërshojnë urimet për djalin e Remzies

Në familjen e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Remzie Osmani, sot ka festë. Hamza, djali i këngëtares së mirënjohur feston ditëlindjen dhe ajo zgjodhi fjalët më të bukura për të.

“Urime ditëlindjen Hammi. Të paçim përjetë ashtu siç dëshiron zemra e çdo prindi. 100 vite të lumtura”, shkroi ajo krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv 

Një urim për të nuk mungoi as nga bashkëshortja e tij, Gëzimja, e cila me një kujtim të bukur nga fotosesioni i dasmës i uroi ditëlindjen.

Gëzimja dhe Hamza u martuan më 7 prill të këtij viti. Dasma e tyre ishte ndër më të komentuarat në mediat rozë. Familja e tyre është përkujdesur maksimalisht që ta organizojnë një dasmë madhështore që do të mbahet mend për shumë kohë./21Media