Noa ka një urim të veçantë për babain

Noa ka një urim të veçantë për babain

Korab Jetishi është këngëtar i njohur i muzikës popullore dhe ka një zë të veçantë. Korabi është djali i këngëtarit të madh, Shkëlzen Jetishi (Xeni), i cili po lë gjurmë në skenën muzikore. I ri filloi të merret me muzikën, që nga PoliFest Kids 2002 me këngën “Qapkenet”. Ka marrë pjesë edhe në festivale si Videofesti Muzikor, Top Fest, Zhurma Show, Kënga Magjike, e në shumë festivale të tjera të njohura.

Jetishi ka sjellur e vazhdon të sjellë projekte të bukura muzikore, kjo falë përkushtimit të tij të madh për muzikën. “Në vrullin e rinisë’, “Si babë e bir” dhe “Kujtimet e vjetra” janë tri projektet që babë e bir sollën bashkë, këngë të cilat u pëlqyen mjaft shumë nga fansat e dyshes, transmeton rtv21.tv

Korabi sot po feston ditëlindjen e 30-të dhe vajza e tij Noa i ka dedikuar një urim të veçantë në gjuhën angleze.

“Urime ditëlindjen babi, ti je heroi im. Ti je shoku im më i mirë, ti je gjithçka e imja. Ti je pasuria ime! Ti e di këtë. Urime ditëlindjen”, ka thënë ajo në video.

 

 

View this post on Instagram

 

Urimi me i bukur ne jeten time per ditelindjen time nga vajza ime Noa.

A post shared by Korab Jetishi (@korabjetishi) on

Korab Jetishi u martua me Gentën në vitin 2013. Ata kanë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Noa.

“Kujtimet e vjetra” është projekti i fundit i Korabit dhe Xenit, që e kanë publikuar në vitin 2017. Që nga ajo kohë, Korabi nuk ka sjellur ndonjë projekt të ri muzikor./21Media