Artisti mori urime të ndryshme

Artisti mori urime të ndryshme

Rep-artisti i mirënjohur ferizajas, Mozzik, sot feston ditëlindjen e 24-të. Ai mori shumë urime nga njerëz të ndryshëm por më i veçanti ishte ai i nënës së tij.

Fjalë shumë mbresëlënëse nga nëna e Mozzikut, shkruan rtv21.tv.

“Ti je frymëmarrja ime” shkroi nëna e Mozzik duke përfunduar kështu urimin e saj.

Ka goxha vite që Mozzik filloi të merret me muzikë. Ai filloi si pjesë e labelit “On Records” dhe në vitin 2012 e solli projektin “Oksigjen remix”, për të vazhduar me projekte e këngë tjera. Deri në janar të vitit 2018, Mozzik e Getinjo ishin pjesë e labelit “On Records”, por pas mosmarrëveshjeve të shumta ata ndahen.

Hitet e Mozzik dhe Getinjos ishin fshier nga kanali i Youtube i Zzap & Chris, e që vazhdoi me procedura gjyqësore. Pastaj vëllezërit Aliu kanë krijuar labelin e tyre “2 euro Music”. Disa nga hitet e tij më të mëdha janë: “Kuks”, “Cocaina”, “Edhe njo”, “Koke shumë”, e së fundi u dëgjuan shumë edhe bashkëpunimet me Loredanën.

Ndërsa, kjo e fundit nuk i ka uruar ditëlindjen ende burrit të saj.

Kur jemi te çifti, kohëve të fundit u raportua se janë ftohur marrëdhëniet mes tyre. Madje, ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Nga lidhja e tyre disavjeçare ata kanë një vajzë që e pagëzuan me emrin Hana./21Media