Ditë e veçantë për Remzijen

Ditë e veçantë për Remzijen

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Remzie Osmanit ka ditëlindjen dhe i mbushi 48 vjet, shkruan rtv21.tv

Remzija deri tani me rastin e ditëlindjes ka pranuar urime të shumta nga familjarët dhe shoqëria e saj. Në mesin e tyre është edhe urimi nga nusja e djalit, e cila ka shfrytëzuar Instagramin për ta uruar vjehrrën.

Gëzimja për ta uruar vjehrrën në ditën më të rëndësishme ka zgjedhur dy fotografi të shkrepura në dasmën e saj, e cila është mbajtur në muajin prill.

Urime ditëlindjen mam“, është mbishkrimi që e ajo e ka lënë mbi fotografitë e publikuara në Instastory.

Remzie Osmani është pjesë e skenës muzikore qe disa dekada me radhë dhe ende vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë, qoftë me projekte apo edhe nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare. Projekti i fundit muzikor i Remzies është “Shume ty te du”, i publikuar më 12 korrik, i cili deri tani në Youtube ka mbi 1 milion klikime.

Ndërsa, sa i përket jetës private, Remzie Osmani është e martuar prej vitesh me Halil Hamzajn dhe kanë së bashku dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën. /21Media