Gjiko baba i përkushtuar

Gjiko baba i përkushtuar

Reperi i njohur, Gjiko dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Elita Rudi, kanë nisur pushimet bashkë me djalin e tyre, Zërin, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, reperi ka publikuar disa video në të cilat shihet duke e vënë në gjumë djalin e tij.

Gjiko dëgjohet duke i kënduar djalit.

Ndryshe, Gjiko dhe Elita u martuan më 21 shtator të 2018-së, në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë ku pjesë e saj ishin fytyra të njohura publike. Në shkurt të këtij viti çifti janë bërë prindër për herë të parë./21Media