"Një mbrëmje shumë e bukur"

Loading...

“Një mbrëmje shumë e bukur”

Mbrëmë në Cineplexx është dhënë premiera e filmit “Një tregim Prishtine” me regji nga Burbuqe Berisha, skenar nga Getoarbë Mulliqi Bojaj, dhe producent Agron Vula, shkruan rtv21.tv

Teuta Krasniqi, aktorja e mirënjohur shqiptare e cila luan në këtë film, ka shkëlqyer në premierën e filmit.

Në fotografitë që ka publikuar në rrjetin social Instagram, aktorja shihet se ka pasur të veshur një kostum të mbuluar tërësisht në shkëlqim.

“Një mbrëmje shumë e bukur. Premiera e filmit “Nje tregim Prishtine” nga Burbuqe Berisha”, ka shkruar Teuta krahas fotografive.

“Një tregim Prishtine” është dramë familjare që flet për një familje të shtresës së mesme, e cila përballet me sëmundjen e vajzës së tyre; leukeminë akute dhe mënyrën se si ata i sigurojnë mjetet për shërimin e vajzës. Krejt ky rrëfim përfundon me shërimin e vajzës por me shumë peripeci gjatë asaj kohe. Skenari ndjekë dy linja dramatike që janë drama familjare dhe drama korruptive.

Në këtë film luajnë: Donat Qosja, Teuta Krasniqi, Artiola Hamdiju, Bislim Muçaj, Myrvete Kurtishi, Aurita Agushi, Ylber Bardhi, Armend Baloku, Lis Tafa, Luran Ahmeti dhe Edi Kastrati.

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2015 në kuadër të kategorisë së filmit të gjatë debutant./21Media