Sonte, Haxhi Krasniqi na bëri krenarë të gjithë shqiptarëve kudo që jemi

Sonte, Haxhi Krasniqi na bëri krenarë të gjithë shqiptarëve kudo që jemi

Nuk është pak të shpallesh kampion Evrope, mirëpo aq më e ëmbël është fitorja kur bëhet ndaj një boksieri rus, madje një boksier me karrierë të gjatë e të suksesshme.

Titulli EBU në kategorinë super të mesme këtë mbrëmje i takoi Robinit, e ai këtë e meritoi në çdo aspekt. Këtë e kishte të ditur edhe boksieri rus që gjatë shpalljes së fituesit, largoi dorën e tij nga referi i natës, duke zgjedhur që të duartrokiste boksierin kosovar para kohës, shkruan rtv21.tv.

Pas ngritjes së dorës lartë nga Krasniqi, lartë u ngritën edhe shqiptarët që ishin në sallë, që gjatë kësaj nate ishin të zëshëm në përkrahje të tij, duke filluar festën me tupana, duke kërcyer e valëvitur flamura.

Pas Beogradit, flamuri “Autochthonous” u valëvit edhe në Munich, e si nga atje, edhe nga këtu ‘shqiptari doli fitues’./21Media