Remzija shkëlqen mes djalit dhe resë

Remzija shkëlqen mes djalit dhe resë

Remzie Osmani është ndër yjet e muzikës popullore shqiptare, e cila për dekada me radhë ka argëtuar publikun anë e mbanë trojeve shqiptare.

Këngëtarja edhe sot nuk ndalet së publikuari projekte të shumta, shkruan rtv21.tv

Krahas projekteve dhe angazhimeve tjera, Remzia aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, duke publikuar  imazhe të shumta duke mos munguar edhe ato familajre.

Së fundmi, Remzia ka publikuar dy imazhe të bukura ku shfaqet mes djalit Hamzës dhe nuses Gëzimes.

“Zemrat e mamit”, është mbishkrimi që ajo e ka lënë poshtë këtyre fotografive.

Kujtojmë që, Remzie Osmani është e martuar prej vitesh me Halil Hamzajn dhe kanë së bashku dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media