Përveç votimit këngëtarët edhe lobuan tek qytetarët

Përveç votimit këngëtarët edhe lobuan tek qytetarët

Qytetarë të Kosovës vazhdojnë ende të ju drejtohen qendrave të votimit për të përzgjedhur të preferuarin e tyre.
Përjashtim nuk bëjnë as fytyrat publike, të cilat zgjojnë më shumë interes te publiku rreth bindjeve të tyre politike.

Sot në qendra të votimit në gjihtë Kosovën u panë disa këngëtarë, të cilët nuk hezituan të ndajnë me fansat e tyre pamje në rrjetet sociale.

Naim Abazi, Mihrije Braha, Fjolla Morina, Arta Bajrami, Engjëllusha Salihu, Adelina Ismaili dhe Gresa Behluli janë disa prej emrave të njohur të skenës, të cilët publikuan fotografi në këtë ditë të rëndësishme për Kosovën.

Këta këngëtarë përveç se votuan ata edhe lobuan tek qytetarët për dalje në votime, shkruan rtv21.tv

Nga ora 07:00 nisi votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinjë në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media