Almeda së shpejti nënë

Almeda së shpejti nënë

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi tani është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Ajo edhe bashkëshorti i saj aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman edhe pak ditë pritet të bëhen prindër të një djali, për të cilin kanë zgjedhur edhe emrin e tij. Çifti kanë vendosur që djalin e tyre ta pagëzojnë me emrin, Efehan.

Që nga fillimi i shtatzënis, Almeda vazhdimisht ka publikuar fotografi të ndryshme kështu duke i zbuluar edhe disa prej dhuratave të vogëlushit. Almeda para disa jave ka realizuar edhe një fotosesion duke e zbuluar barkun e fryerë. Kurse, dje bukuroshja ka publikuar një fotografi në të cilën ajo po duket shumë bukur.

Almeda javën e kaluar ka publikuar edhe disa pamje nga dhoma e djalit.

Tolgahani dhe  Almeda dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar  në vitin 2017. /21Media