Aktorja së shpejti do bëhet nënë

Aktorja së shpejti do bëhet nënë

Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjinia e të cilit është djalë. Aktorja tani është në muajin e nëntë dhe sipas raportimeve deri më tani gjithçka ka shkuar në rregull, shkruan rtv21.tv

Muajt e fundit, në mediat turke lajmet për çiftin kanë qenë të panumërta, ani pse aktorja di të jetë shumë e rezervuar sa i përket publikimit të fotografive gjatë shtatzënisë. Për faktin se të dy janë të famshëm edhe fëmija i tyre padyshim se do të zë vend në mediat roze.

Fahriye dhe Buraku së fundmi kanë qenë të pranishëm në një shfaqje, ku fotografët e kanë shfrytëzuar rastin t’i shkrepin disa fotografi të çiftit.

Shtatzënia si duket ia ka shtuar bukurinë 32- vjeçarës, e cila e veshur krejtësisht në të zezë duket shumë bukur në krahë me personin e zemrës, Burkaun.

Kutjojmë se, gjatë kësaj periudhe, Buraku për të qenë sa më afër familjes ka marrë një vendim sa i përket punës së tij. Ai ka vendosur që të mos pranojë të marrë pjesë në asnjë projekt deri sa të lindë fëmija si dhe një kohë të caktuar pas lindjes. Dashurinë e tyre me martes çifiti e kanë kurrorëzuar në vitin 2017. /21Media