Emina feston datëlindjen e 35-të

Emina feston datëlindjen e 35-të

Modelja shqiptare me nam botëror, Emina Cunmulaj, sot feston datëlindjen e 35-të. Përgjatë këtyre viteve, ajo punoi me shumë mund dhe përkushtim, për ta gëzuar gjithë këtë famë e sukses që e ka sot.

Ishte vetëm 15-vjeçe kur ajo ia mësyu pasarelave të modës në Itali, e që nga ajo kohë shkëlqeu në çdo paraqitje të saj, transmeton rtv21.tv

Krahas punës që bën, ajo është grua e fuqishme dhe e përkushtuar për familjen e saj. Që nga viti 2015 ajo është e martuar me miliarderin e mirënjohur, Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza, Ellan dhe Mian.

Si çdo ditëlindje tjetër edhe këtë vit ajo po feston e lumtur përkrah familjes së saj të vogël. Bukuroshja shqiptare publikoi një fotografi të ëmbël me këtë dedikim prekës:

“Po e festoj 35-vjetorin e lindjes, nuk do ta festoja në asnjë mënyrë tjetër. Faleminderit Zot me çdo gjë që më ke bekuar, por mbi të gjitha, faleminderit për familjen time të bukur e të shëndetshme”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Edhe pse kohët e fundit merret më pak me modelim, dashuria për këtë profesion nuk i është zbehur aspak. Ajo vendosi t’i përkushtohet familjes, aty ku gjen paqe dhe dashuri pa kushte./21Media