Urimi i veçantë u bashkëshortes për Cimën

Urimi i veçantë u bashkëshortes për Cimën

Humoristi i njohur dhe shumë i dashur, Rasim Thaçi-Cima sot feston ditëlindjen. Aktori i mirënjohur nga Drenica sot feston 70 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv

Në minutat e parë të ditës së sotme, aktori u befasua nga familja. Djali i tij, së bashku me nipin e befasuan duke i kënduar derisa ai ishte duke fjetur.

Videon e befasisë aktori e publikoi për ndjekësit në instagram, teksa shkroi edhe një postim, me ç’rast falënderoi familjen.

“I bana 70 vjet , po me men si një 7 vjeçar 13.07.1949. Faleminderit për befasinë Familja ime”, shkroi ai në instagram.

Aktorin me rastin e 70 vjetorit të lindjes me fjalë të mira e uroi bashkëshortja e tij, Shukria.

“Shum urime ditlindja festofshim edhe shum vite s’bashku me fëmijët tanë dhe me nipa e mbesa që na lumturojnë çdo ditë”, shkroi ajo në videon e publikuar në instagram, teksa shumë ndjekës po e urojnë Cimën për ditëlindje.

 

View this post on Instagram

 

I bana 70 vjet , po me men si një 7 vjeçar 13.07.1949. Faleminderit për befasinë Familja ime ❤️

A post shared by Rasim Thaçi Cima Official (@rasim_thaci_cima) on

Rasim Thaçi-Cima është lindur më 13 korrik të vitit 1949. Ai është ndër aktorët më të dashur në Kosovë dhe më gjerë./21Media