Gratë e politikanëve me stile të ndryshme

Gratë e politikanëve me stile të ndryshme

Sot në ditën e zgjedhjeve, krerët politik të Kosovës dolën për të votuar së bashku me bashkëshortet e tyre. Gratë e politikanëve për ditën e zgjedhjeve janë veshur mjaft bukur dhe me stil, shkruan rtv21.tv

Bashkëshortja e presidentit, Hashim Thaçit, Lumnije Thaçi sot pati veshur një fustan të gjatë, ngjyrë hiri, derisa flokët i pati të rregulluara me stil.

Bukur sot është veshur edhe bashkëshortja e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinajt, Anita Muçaj-Haradinaj. Me flokë paksa të thyera dhe e veshur me ngjyrat kaftë, bardhë dhe zi, Anita u duk mjaft bukur përkrah bashkëshortit.

Ndërsa, bashkëshortja e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Kadri Veselit, Violeta Veseli u shfaq e veshur me ngjyrë të kaltër, derisa u duk e rregulluar bukur edhe sa i përket flokëve dhe fytyrës.

Duke krahasuar me bashkëshortet e politikanëve, të cekura më lartë, pak më e thjeshtë sot u shfaq bashkëshortja e kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurtit, Rita K. Augestad-Knudsen, e cila e shoqëroi Kurtin së bashku me vajzën e tyre. Ajo ishte veshur me ngjyrat bardhë, zi dhe kaltër, shkruan rtv21.tv

 

Kosova sot po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ora 07:00 nisi votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinjë në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media