Aktorët e bukur nga Turqia që mbajnë gjak shqiptari

Aktorët e bukur nga Turqia që mbajnë gjak shqiptari

Janë aktorët më të pëlqyer në Turqi, i shohim kudo në revista, reklama, filma e seriale, mirëpo a e keni ditur se ata kanë prejardhje shqiptare.

Bëhet fjalë për Halit Ergenc, Kivanc Tatlitug, Baris Arduc të cilët e kanë pranuar me krenari prejardhjen e tyre.

Kivanc Tatlitug- Gjatë një interviste për CNN turk, Kivanç Tatlitug, ka treguar se babai i tij ka lindur në Prishtinë ndërsa më pas është shpërngulur në Turqi.

Baris Arduc –Edhe pse ka lindur në Zvicër, ai ka thënë për mediat turke se ka origjinë shqiptare.

Halit Ergenc – I cili njihet nga të gjithë si Sulejmani i Madhërishëm e ka pranuar me shumë krenari në një intervistë se ka origjinë shqiptare./21Media