Këtë vit në Sunny Hill edhe Bebe Rexha

Këtë vit në Sunny Hill edhe Bebe Rexha

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës, Sunny Hill Festival këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival mblodhi rreth 50,000 njerëz për tri ditë dhe net rresht pandërprerë, ndërsa këtë vit pritjet janë që ky numër i pjesëmarrësve të rritet edhe më shumë.

Vitin e kaluar në këtë festival morën pjesë emrat më të mëdhenj të industrisë si Dua Lipa, Action Bronson, Gashi dhe Matin Garrix mes tjerëve, Sunny Hill Festival këtë vit pritet të sjell emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, në zhanret pop, hip hop dhe muzikë elektronike disa prej tyre janë: Dua Lipa, Bebe Rexha, Asap Rocky dhe Skepta.

Edhe këtë vit, Sunny Hill Festival do të mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Edicioni i parë i Sunny Hill Festival ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, duke marrë ballinat e New York Times, The Guardian, Vogue, MTV, BBC, Reuters, New Musical Express dhe dhjetëra media tjera me peshë. Rreth Sunny Hill Festival është folur edhe në mediat e vendeve që nuk e kanë përfshi Kosovën, sikurse Brazili, Spanja dhe shumë vende të tjera./21Media