Aktoret të lumtura në jetën reale

Aktoret të lumtura në jetën reale

Serialet turke vitet e fundit janë mjaft të ndjekura dhe pëlqehen shumë nga publiku kosovar.

Ata të cilët rrëmbyen vëmendjen më të madhe të publikut pa dyshim se janë aktorët, të cilët me rolet e tyre pëlqehen shumë thuajse të gjitha moshat.

Gaye Turgut, Neslihan Atagul, Ceren Yalazoglu, Seyma Korkmaz, Nazan Kesal, Berguzar Korel, janë disa prej aktorëve, të cilët fituan famë të madhe edhe jashtë kufijve të Turqisë.

Për shkak të talentit të madh në aktrim atyre iu besuan role të ndryshme kryesore, shkruan rtv21.tv

Në secilin rol që ato e luanin partner kishin disa prej aktorëve më të njohur dhe të bukurë të Turqisë.

Krahas sukseseve në punë, secila nga to janë të martuar dhe jetojnë jetë të lumtur afër burrave të tyre. Madje disa prej tyre janë të martuar me aktorë të njohur.

Gaye Turgut e cila për publikun shqiptar njihet se “Bahari” te seriali shumë i shikuar  “Më fal”, në jetën reale është e martuar me aktorin e njohur, Deniz Evin i cili luan po në këtë serial.
Aktorët janë martuar në vitin 2013.

Neslihan Atagul apo siç e njohin të gjithë për rolin e “Nihanit” nga seriali “Kara Sevda” dashurinë e jetës e ka gjetur te aktori i njohur turk Kadir Doğulu. Dashurinë e tyre me martesë dyshja e kurorëzuan në vitin 2016.

Aktorja e cila pëlqehet shumë me rolin e “Kaderit” te seriali “Me fal”,  Ceren Yalazoglu në jetën reale është e martuar me Osman Karakoç që nga viti 2013.

Ajo e cila komentohet shumë për rolin e saj të “Ferides” Seyma Korkmaz dashurin e jetës e ka gjetur te aktori  Cuneyt Mete i njohur si “Xhesuri” nga seriali “Me fal”.

Të gjithë e njohin si  “Zonja Fazilet” nga seriali “Zonja Fazilet dhe të bijat” aktorja në jetën reale është e martuar me Ercan Kesal dhe së bashku kanë një djalë.

Ajo e cila mori pjesë në më së shumti seriale Berguzar Korel në jetën reale është martuar me njërin prej aktorë më të pëlqyer turk, Halit Ergenç. Madje ata i patë duke luajtur bashkë edhe në disa seriale./21Media