Disa nga filmat që do të dalin në vitin 2019

Disa nga filmat që do të dalin në vitin 2019

Vitin që po lëm pas, shumë filma të suksesshëm i kanë lënë  “manjakët e filmave” t’i presin me padurim pjesët e dyta të tyre. Ata po i presin me entuziazëm premeriat e këtyre filmave.

Disa nga këta filma janë: John Wick 3 do të shfaqet në maj të vitit 2019. Premiera e parë e filmit do të shfaqet në Australi me 16 maj 2019 pastaj në Danimarkë, Holandë, Portugali, Rusi, Rumani, Turqi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Gjermani.

Skenaristi i këtij filmi është Derek Kolstad, ndërsa luajnë yjet: Keanu Reeves, Azia Kate Dillon dhe Halle Berry

Avengers 4“: Do të shfaqet poashtu në muajin maj të vitit 2019. Yjet e filmit janë: Evangeline Lilly, Josh Brolin dhe Karen Gillan.

IT: chapter two, pas 27 vitesh, Klubi Loser u rrit dhe u zhvendos, derisa një telefonatë shkatërruese i kthen ata, premiera e filmit do të shfaqet në vitin 2019.
Yjet kryesore të filmit janë: Jessica Chastain, Bill Skarsgard dhe  James McAvoy

X-Men-Dark Phoenix: Jean Grey fillon të zhvillojë kompetenca të pabesueshme që e korruptojnë dhe e kthejnë atë në një Dark Phoenix. Tani X-Men do të duhet të vendosë nëse jeta e një anëtari të ekipit është me vlerë më shumë se të gjithë njerëzit që jetojnë në botë.

Premiera e filmit do të shfaqet më 14 shkurt 2019 në Amerikë.

/21Media