"Bahari" ka një familje të lumtur

“Bahari” ka një familje të lumtur

Gaye Trugut një aktore profeisonale, e cila arrin që me çdo rol t’i rrëmbej zemrat e publikut. Gjithasthu ajo vlerësohet shumë edhe për thjeshtësinë e saj.

E njohur përtej kufijve të Turqisë, Gaye u bë fal rolit të “Baharit” tek seriali “Më fal”, i cili transmetohet në disa vende të botës.

Në këtë serial aktorja luan rolin e vajzës së madhe të familjes, e cila përballet me shumë vështërsi në jetë.

Por, në jetën reale ajo ka një familje shumë të lumtur. . Prindërit e saj janë Gamze dhe Hasani, të cilët e admirojnë aktrimin e vajzës së tyre.

Kujtojmë se, Gaye është martuar në vitin 2013 me aktorin e njohur, Deniz Evin i cili për publikun shqiptar u bë i njohur me rolin e tij të “Ymyti” në serialin “Më fal”. Në këtë serial dyshja janë motër e vëlla. /21Media