"Merti" ka një familje të lumtur

“Merti” ka një familje të lumtur

Yigit Kagan Yazici edhe pse vetëm 12 -vjeçar ka arritur që të ketë famë të madhe brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë.

Fal talentit për aktrim Yigti bënë pjesë në mesin e aktorëve më të kërkuar në Turqi.

Me rolin e tij të “Mertit” te seriali “Mos ma lësho dorën”,  ai rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.

Yigiti në këtë serial luan në mënyrë profesionale rolin e një fëmije me autizëm, i cili rritet pa praninë e prindërve nën kujdesin e motrës së saj.

Por, në jetën e përditshme aktori ka një familje shumë të lumtur. Prindërit e tij janë Yigiti dhe Zeynepia, të cilët e admirojnë aktrimin e birit të tyre pavarësisht se ai filloi në moshë të re, shkruan rtv21.tv

Yigiti deri tani ka luajtur në tre seriale, për çka ka marrë lëvdata të shumta. Nga regjisorët turk, aktori 12 vjeçar cilësohet si njëri prej aktoreve më të talentuar të moshës së tij. /21Media