Jashtë serialit dyshja janë shokë mjaft të mirë

Jashtë serialit dyshja janë shokë mjaft të mirë

Alp Navruz, është aktori i njohur turk, i cili tek ne u bë i njohur përmes rolit të “Xhenkut” në serialin “Mos ma lësho dorën”. E në po këtë serial luan edhe Batuhan Eksi në rolin e “Tarikut”.

Aktorët me këto role në fillim të serialit janë dy shokë mjaft të mirë, mirëpo me kalimin e kohës shoqëria mes tyre fillon të zbehët.

Por, jo gjithçka si në seriali është edhe jashtë tij, këta dy aktorë në jetën reale gëzojnë raporte shumë të mira shoqërore, madje duket se ata janë shokë që nga fëmijëria e tyre.

Me anë të një postimi të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, Alpi ka zbuluar se me Batuhanin janë vëllëzër të fëmijërisë.

“Mos ma lësho dorën” është njëri ndër serialet më të shikuara të Turqi. Në këtë serial luajn aktorë të njohur, të cilët me rolet e tyre shumë shpejt kanë arritur që t’i rrëmbjenë zemrat e publik. /21Media