Dy këngëtarët e njohur kanë realizuar një fotografi të përbashkët

Dy këngëtarët e njohur kanë realizuar një fotografi të përbashkët

Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi këtë vit iu rikthye skenës me ripërpunimin e këngës “Harrova” në albumin e këngëtares së njohur Tunës.

Ai duket se ka raporte të mira me këngëtaret tjerë të estrades, shkruan rtv21.tv

Në mesin e tyre është edhe Mentor Haziri, të cilin Armendi e quan legjendë.

Dyshja e njohur duket se së fundmi janë takuar dhe së bashku kanë realizuar një fotografi, të cilën Armendi e ka publikuar në Facebook.

“Me një legjendë…”, ka shkruar ai poshtë fotografisë.

Edhe pse qëndroi larg skenës, Armendi shkroi tekste dhe kompozoi këngë për këngëtarë të tjerë të estradës./21Media