Nëse doktori ju ka thënë që keni kolesterol të lartë, mund të mos dini çfarë të bëni

Nëse doktori ju ka thënë që keni kolesterol të lartë, mund të mos dini çfarë të bëni

Nëse jeni mësuar të hani hamburger dhe pulë të pjekur, ushqimi i shëndetshëm mund t’ju duket pa shije, por pa frikë. Nuk duhet të sakrifikoni shijen për t’u ushyer mirë. Ja ushqimet që ndihmojnë për të ulur sasinë e kolesterolit.

Avokado- Ato janë të pasura me acide yndyrore omega-3, që truri dhe zemra juaj i dashuron. Ju mund ta hani me pak limon të shtyrdhur ose të bëni sallatë me qepë.

Speca djegës- Asgjë nuk e nxit qarkullimin e shpejtë të gjakut, në mënyrë të mirë, sesa specat djegës. Capsaicin, që ndodhet në specat djegës mund të ulë kolesterolin. Ju mund t’i përdorni në disa gatime, supa apo salca. Nëse nuk ju pëlqen shija pikante, niseni me speca të zakonshëm, për t’u ngjitur pastaj në shkallën e ushqimeve djegëse.

Fruta – Edhe frutat janë shumë të shëndetshme. Kanë vitamina, por janë edhe të dobishme për zemrën, si frutat me shumë pektinë: mollët, qitroja, rrushi, luleshtrydhet.

Qepë- Sipas një studimi, qepa mund të parandalojë inflamacionin dhe humbjen e elasticitetit të arterieve, që mund të jetë pozitive për personat me kolesterol të lartë. Hidhini në sallatë, vendosini në sanduiç, ose shtojini në homeletë. Mos porosisni onion rings. Ato nuk janë të mira për kolesterolin.

Kërpudha- Një studim i vjetër, por ende i besueshëm, ka gjetur që përbërësit ushqyes të kërpudhave ndihmojnë në uljen e niveleve të LDL (kolesterolit të keq) dhe rritjen e niveleve të HDL (kolesterolit të mirë). Edhe pse objekt i kërkimeve kanë qenë kërpudhat shiitake, shumë varietete të tjera që gjenden në dyqan, mendohet që ulin kolesterolin.