Ministri Gashi vizitoi Qendrën Kinematografike të Kosovës

Ministri Gashi vizitoi Qendrën Kinematografike të Kosovës

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi u zotua se rritja buxhetore ndaj Qendrës Kinematografike këtë vit të jetë 1 milion euro, buxhet i cili pritet të ketë rritje edhe më të shumë në vitet në vijim. Këto premtime i bëri në takimin me drejtorin e QKK-së, Arben Zharku. Gashi po ashtu shprehu përkushtimin e Ministrisë në mbështetjen edhe më të madhe ndaj kinematografisë vendore.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale të kinematografisë, hartimin e ligjit të ri të kinematografisë bashkë edhe me lehtësirat financiare. Gjithashtu edhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i bëjë Kosova që sa më parë të bëhet pjesë e programit Media pas anëtarësimit në Evropën Kreative.

Ndërkohë Ministri uroi për sukseset ndërkombëtare që po i sjell filmi Kosovës./21Media