Maska e mençur

Maska e mençur

Ajri i ndotur tashmë është bërë një lloj epidemie globale, problem jo vetëm në qytete industriale si në Azi, por edhe në Evropë. Ai u bë vrasës i cila po merr jetë njerëzish në heshtje. Duke qenë në dijeni për këtë problem, kompania holandeze AirBliss, lansoi një lloj maske e cila njofton shfrytëzuesit për nivelin e ndotjes.

Zyrtari në detyrë i kësaj kompanie, Adel Arigue, ka treguar më gjerësisht rreth kësaj maske. Ai ka thënë se kur vëmë këtë maskë, do të ndiheni më rehat, për dallim nga ajo kur dilni pa maska, p.sh kur ndiheni sikur do të ngulfateni. Kjo maskë ka një filtër, i cili e thith ajrin e ndotur, dhe në këtë mënyrë, ai nuk shkon në mushkëri. Kur nxjerrim ajrin jashtë, atëherë lagështia dhe dioksidi i karbonit lirohen me lehtësi nga maska, shkruan rtv21.tv

Adel tutje ka thënë se kompania AirBliss është shumë e emocionuar që ka prodhuar një produkt shumë më ndryshe nga të tjerët, pra një maskë tjetër. Ai këto komente i bëri në ekspozitën Consumer Electronics në Las Vegas.

Pra, maska e mençur AirBliss+ posedon një sistem që ndihmon në thithje dhe filtrim të ajrit, një filtër të përshkueshëm nga uji, pa plastikë, ndërkaq mbushet me bateri, ka vend për USB dhe dritë neoni e cila njofton shfrytëzuesin për nivelin e ndotjes së ajrit.

Adel ka thënë se Ais Bliss+ përbëhet nga silikoni, pasi që ai përshtatet më shumë në fytyrë dhe kjo e bën këtë maskë më të rehatshme se maskat tjera.

Zyrtari i Airbliss shpreson se do të vazhdojnë me sukses edhe me sajime të tjera, p.sh një ditë të arrijnë të kenë të dhëna të mjaftueshme për ajrin, të kenë një hartë që tregon ndotjen e ajrit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë çdo vit vdesin 4.6 milionë persona nga ajri i ndotur.

Në mesin e vendeve më të ndotura janë ato aziatike si Pekini e New Delhi, pastaj vjen Lindja e Mesme dhe Kalifornia, ku zjarret kanë bërë që kualiteti i ajrit të bie në mënyrë të jashtëzakonshme.

Sipas Airbliss, maska e mençur do të lansohet kah fundi i 2020-tës./21Media