Erërat e tyre mushkonjat nuk i durojnë dot

Erërat e tyre mushkonjat nuk i durojnë dot

Sigurisht, temperaturat e larta të verës shtojnë dhe praninë e mushkonjave, të cilat janë tepër të bezdisshme.

Për t’u mbrojtur më mirë prej këtyre insekteve rekomandohet mbjellja e disa bimëve në oborr: Livando- Erën e saj nuk mund ta durojnë mushkonjat dhe insektet e tjera. Hudhra – Mushkonjat ikin nga era e hudhrës, andaj hidhni pak hudhër përreth zonës ku qëndroni. Borziloku – Falë erës së tij, mushkonjat do të qëndrojnë larg jush dhe metoda më e mirë për t’i hequr qafesh këto insekte të bezdisshme është që ta mbani atë afër ballkonit.