Befason Tuna!

Befason Tuna!

Altuna Sejdiu – Tuna është padyshim një nga emrat më të njohur në industrinë e muzikës. Karrierën muzikore e filloi qysh në moshë të hershme, si 15-vjeçare. Ndonëse me një stil më ndryshe dhe me këngë kontraverse atëherë për shoqërinë, artistja arriti të krijojë imazhin e saj skenik dhe u bë ndër emrat më të bujshëm në tregun shqiptar, transmeton rtv21.tv

Disa fotografi që qarkullojnë në internet, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar ajo ndër vite.

Tuna ishte ndër emrat më të përfolur të estradës për jetën private. Në vitin 2010, këngëtarja e njohur u martua për herën e parë, me Rilind Rekën, djalin e ish – Ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian.

Pas një viti martesë, çifti u nda dhe pas kësaj martese Tuna filloi lidhjen e dashurisë me reperin Ylber Abdullahu, i njohur si Cozman. Fatkeqësisht edhe kjo lidhje dështoi.

Në vitin 2017, artistja u martua për herë të dytë me Patris Berishën, në një ceremoni private. Ata kanë një djalë, që e pagëzuan me emrin Tian.

Së fundi u spekulua se Tuna dhe Patrisi i dhanë fund lidhjes së tyre. Shkak për këtë u bënë disa fotografi që Tuna i publikoi nga pushimet, ku ishte vetëm pa Patrisin dhe djalin e tyre. Megjithatë këto spekulime i hodhi poshtë artistja e mirënjohur.

Por, thashethemet nuk morën fund edhe përkundër reagimit të artistes. E edhe më shumë u shtuan dyshimet meqë Patrisi tash e një kohë u zhvendos në Amerikë larg familjes, ku po zhvillon profesionin e tij.

Ndonëse jetuan larg njëri-tjetrit për një kohë, ata u bashkuan. Tuna dhe djali i tyre u zhvendosën në Amerikë./21Media