Ndjenja e të qenurit nënë

Ndjenja e të qenurit nënë

Të bëhesh nënë është ndjenjë shumë e veçantë. Është emocion dhe përvojë e re e cila i ndryshon jetën një gruaje përgjithmonë, transmeton rtv21.tv.

Sipas mjekëve, nënat duhet të dinë si të veprojnë në momentet e lindjes së tyre. Disa nga gjërat që ato bëjnë në momentin e lindjes janë të papërshtatshme.

Gratë shtatzëna paraqiten shumë herët në spital. Sipas tyre, ato kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale pasi janë vonuar për procesin e lindjes.


Ato fillojnë të hanë ushqim në fazën aktive të lindjes. Kjo është e rrezikshme, nëse duhet të bëhet një operacion urgjent në rast të tillë stomaku i gruas duhet të jetë bosh.
Gruaja ecën shumë edhe pse nuk është ende në fazën aktive. Kjo mund të jetë me rrezik pasi nuk do të ketë më fuqitë e duhura në momentin kur do t’i nevojiten.

Fillojnë të shtyjnë shumë shpejt. Kjo duhet të ndodhë vetëm në momentin që ndihet nevoja urgjente për të shtyrë.
E mban frymën. Kjo shpesh ndodh për shkak të ankthit që ndien. Kjo do të ketë efekte negative në lindje pasi do të vonojë kohën e daljes së bebit dhe do të rriten rrahjet e zemrës.

Nuk pranojnë të operohen edhe kur këtë ua kërkon mjeku. Në këtë rast do të rrezikohet jo vetëm jeta e fëmijës por edhe e tyre, pasi mjeku e di më mirë se kur duhet të kryhet kjo ndërhyrje./21Media