Lexoni me kujdes

Lexoni me kujdes

Djersitja e tepërt nuk konsiderohet e dëmshme nëse ekzistojnë arsye të dukshme për të, si moti i nxehtë ose ushtrimet. Në këto raste, trupi juaj thjesht po kryen procesin natyror të termorregullimit. Sidoqoftë, nëse djersiteni në situata kur të gjithë të tjerët nuk djersiten, atëherë mund të keni disa shkaqe të fshehura të djersitjes së tepërt.

1.Hipodroza fokale

Specialistët identifikojnë dy lloje të djersitjes së tepërt – fokale dhe të përgjithësuar.

Hiperhidroza fokale karakterizohet me djersitje konstante në shuplakë të dorës, shputa të këmbës dhe nënsqetulla me shkaktarë të panjohur. Më së shpeshti është e predisponuar gjenetikisht dhe lajmërohet kryesisht para moshës 20 vjeçare. Ndërpritet gjatë gjumit.

Natyra e hiperhidrozës fokale është e paqartë. Studimet treguan se njerëzit që luftojnë me të nuk kanë asnjë ndryshim në gjëndrat e tyre të djersës, as në sasinë e djersës. U sugjerua që kjo gjendje mund të jetë rezultat i një mosfunksionimi gjenetik të sistemit nervor që prodhon një reaksion djerse, kur nuk është e nevojshme. Trajtimi mjekësor përfshin stimulim elektrik, medikamente, injeksione, etj.

2.Shtatzënia

Shtatzënia është arsyeja tjetër e djersitjes së tepërt. Është gjendje normale kur e prisni, sepse temperaturat e trupit tuaj rriten dhe qarkullimi i gjakut është më i madh. Rritja e metabolizmit dhe ndërrimet e hormoneve janë ndër arsyet tjera për djersitje të tepërt, transmeton rtv21.tv

3.Dieta specifike

Konsumimi i disa ushqimeve mund t’ju bëjë të djersiteni eventualisht, për shkak të efektit termogjen. Kjo quhet djersitja gustatore (rritja e djersitjes gjatë ngrënies së ushqimit). Disa ushqime kanë ndikim të madh në sistemin tuaj të tretjes. Sigurohuni që nuk po konsumoni shumë ushqim pikant, kafeinë ose alkool, përpara se të filloni të shqetësoheni për djersitje të tepërt.

4.Barnat

Edhe pse vetëm 1% e njerëzve përjetojnë djersitje të tepërt si efekt anësor i barnave, ia vlen të përmendet. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Hiperhidrozës, luftuesit e dhimbjeve, antibiotikët, hormonet dhe drogat neuropsikiatrike janë ndër barnat që ju bëjnë të djersiteni tepër.

5.Stresi

Djersitja është përgjigja natyrale e trupit tuaj kur pëson stres. Ai e sheh ankthin si një tregues të një rreziku të ardhshëm dhe fillon të lëshojë ujë të tepërt më shumë përmes lëkurës sesa veshkave, kështu që nuk do të duhet të urinoni për t’i shpëtuar rrezikut.

Një arsye tjetër – qarkullimi i madh i gjakut gjithashtu bën që temperatura e trupit tuaj të rritet./21Media