Rrezet e diellit janë ndër shkaqet kryesore të kancerit të lëkurës

Rrezet e diellit janë ndër shkaqet kryesore të kancerit të lëkurës

Dielli lëshon rrezatime që depërtojnë në lëkurë. Të domosdoshme për një shëndet të mirë, këto rrezatime mund të kenë pasoja të dëmshme për organizmin.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik na njohin me dëmet që shkakton dielli në lëkurë.

“I njihni dëmet që shkakton dielli në lëkurë? Rrezet e diellit në stinën e verës ju bëjnë të ndiheni mirë por ato janë të dëmshme për lëkurën tuaj. Megjithëse nuk ndjehen menjëherë, ato krijojnë rrudha dhe janë ndër shkaqet kryesore të kancerit të lëkurës. Me kalimin e kohës, rrezet ultraviolet (UV) dëmtojmë fibrat në lëkurë. Kur këto fibra prishen, lëkura nis të varët dhe të tërhiqet, mavijoset dhe plasaritet më me lehtësi, duke kërkuar më shumë kohë për t’u shëruar”, njoftoi ISHP.

Sipas ekspertëve, sa më shumë gjatë të rrimë në diell, aq më shumë lëkurë mund të shfaqen quka, njolla të bardha si dhe mund të zgjerohen enët e vogla të gjakut nën lëkurë.