Kështu e uruan nusen Merita, Albiona dhe Enea

Kështu e uruan nusen Merita, Albiona dhe Enea

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Albatrit Muçiqit, Egzona sot feston ditëlindjen.

Krahas urimit të bashkëshortit të saj, i cili e uroi me fjalët më të mira personin e zemrës, Egzona mori sot edhe urime dhe dhurata të ndryshme.

Vjehrra e saj, këngëtarja e mirënjohur, Merita Spahiu-Muçiqi e uroi renë për ditëlindje me një imazh tejet të bukur, shkruan rtv21.tv

Urime të bukura Egzona mori edhe nga kunatat e saj, Albiona dhe Enea, të cilat me fjalë të mira e uruan kunatën për ditëlindje.

Krahas urimeve të shumta që Egzona sot i publikoi në intastory për 119 mijë ndjekësit e saj, ajo sot mori edhe dhurata të shtrenjta dhe të bukura nga bashkëshorti, vjehrra dhe dy kunatat e saj.

Albatriti dhe Egzona janë martuar në vitin 2016 dhe së bashku kanë tre fëmijë./21Media