Ekzistojnë disa ndryshime në të 30-at

Ekzistojnë disa ndryshime në të 30-at

Dihet që mosha është thjesht një numër, por megjithatë fakti që mosha e trupit ndryshon është thjesht shkencë.

Për kuriozitet, ju sjellim disa ndryshime që ndodhin kur të arrini moshën 30 vjeçare.

Ngadalësohet metabolizmi– Sigurisht që e keni menduar se kur kemi qënë adoleshent, mund të konsumonit edhe tri pjata makarona e të mos fitonit as një kilë më tepër? Epo, sipas The America Council on Exercise, norma metabolike bazë bie afërsisht 1 ose 2% në dekadë.

Teksa trupi prodhon më pak hormon të rritjes, të mbushësh 30 vjeç do të thotë që tonifikimi i muskujve tuaj bie dhe mund të shtoni në peshë shumë lehtë. Pikërisht shtimi në peshë në të 30-at ndodh edhe për shkak se në këtë moshë keni një punë sedentare, duke djegur më pak kalori.

Të tjerë faktorë të stilit të jetesës të çojnë në stres, duke çliruar hormonin që nxitë depozitimin e yndyrës në trup.

Bie fertiliteti– Fertiliteti tek femrat nis të bie rreth të 30-tave, në moshën 32 vjeçare fillon rënia dhe në të 35-tat fillon të bjerë edhe më shpejt.

Gjithashtu dhe për meshkujt fertiliteti bie dhe lëvizshmëria e spermrës zvogëlohet vazhdimisht mes moshës 20 dhe 80 vjeç, që do të thotë se është më e vështirë për çiftet për t’u çiftëzuar.

Por, nuk është kaq keq, mund të jeni ende të lumtur. Rreth moshës 30 vjeç, personaliteti ynë është më i vendosur dhe njerëzit janë më të kënaqur me veten./21Media