Inter dje mposhti Milanin në derbin e qytetit

Inter dje mposhti Milanin në derbin e qytetit

Golat e shënuar nga Brozovic dhe Lukaku i dhuruan 3 pikët skuadrës së Interit.

Pas ndeshjes Antonoi Conte u pa i lumtur, teksa theksoi se ky Inter ka ide dhe me plot meritë e ka merituar fitoren ndaj rivalëve të qytetit.

“Ishte fitore e merituar. Jam i lumtur për tifozë sepse derbi është gjithmonë derbi”, tha Conte pas ndeshjes.

“Ne kemi punuar fort në këta dy muajt e fundit. Pashmangshëm, kemi pasur momente të vështira, sepse disa lojtarë kanë ardhur me vonesë e disa të tjerë janë larguar me vonesë, por ne kemi ide për të luajtur futboll kur e kemi topin në posedim dhe kur nuk e kemi. Ia kemi idenë si ekip”, shtoi ai.

“Lukaku mund të japë më shumë, natyrisht. Edhe atij ia kam thënë këtë. Ai është 26 vjeç dhe e kemi blerë falë potencialit që ka. Lautaro Martinez është vetëm 22 vjeç, prandaj ne duhet t’i përmirësojmë më shumë këta lojtar me punë të përditshme. Kjo është puna ime si trajner dhe ata janë ta gatshëm të punojnë me mua për t’u përmirësuar”, theksoi Conte.

Inter është lider i Serie A me pikë maksimale nga katër ndeshje.