Ja çka duhet të bëjnë çiftet para se të bien në gjumë

Ja çka duhet të bëjnë çiftet para se të bien në gjumë

Është shumë e rëndësishme që të kaloni ca kohë me partnerin tuaj para se të shkoni në gjumë. Nuk ka rëndësi se sa kohë duhet të kaloni së bashku – një orë ose vetëm disa minuta.

Nëse shijoni momentet me njëri-tjetrin, flisni dhe tregoni dashurinë tuaj, kjo është gjithçka që ju nevojitet.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla të thjeshta, por shumë efektive, të rekomanduara nga psikologët, përcjell rtv21.tv

Rrjetet sociale

Varësia e mediave sociale pengon lirimin e oksitocinës në trupin tuaj. Ky hormon është përgjegjës për intimitet emocional dhe lidhjen. Psikoterapistja Carol Carey këshillon duke ndjekur një rregull të thjeshtë: fikni telefonat tuaj.

Harrojeni punën

Mundohuni të harroni punën dhe mos e kontrolloni emailin tuaj të punës kur jeni në shtrat. Është shumë më mirë të kaloni atë kohë së bashku me partnerin/en dhe të keni pak pushim, që të nesërmen të jeni produktiv në punë. Biseda në jastëkë lidh çiftet emocionalisht, i ndihmon të harrojnë problemet dhe i bënë të ndihen të relaksuar. Shmangni bisedat për punë, vështirësitë financiare ose ndonjë gjë tjetër që mund ta bëjë partnerin tuaj të ndihet i shqetësuar, përcjell rtv21.tv

Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë me partnerin tuaj

Shumë çifte nuk e shohin njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës dhe kanë një zakon të shkojnë në shtrat në kohë të ndryshme. Sipas psikologut Curt Smith, çiftet e lumtura i pastrojnë dhëmbët së bashku dhe shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë. Kjo i ndihmon ata që të ruajnë ngrohtësinë dhe intimitetin e marrëdhënies së tyre.

Ndiqni një rutinë

Duke ndjekur të njëjtën rutinë gjumi çdo ditë ju ndihmon të flini më mirë. Ndërsa duke ndjekur një rutinë të njohur, truri juaj merr një sinjal të afatit kohor të gjumit dhe përgatit trupin tuaj për gjumë. Nëse ndiqni të njëjtën rutinë së bashku me partnerin tuaj, kjo do ta bëjë marrëdhënien tuaj intime dhe më të besueshme.

Mos harroni përqafimet dhe puthjet

Mos harroni të puthni partnerin tuaj para se të shkoni në gjumë, si dhe përqafoni për disa minuta, kur ju jeni tashmë në shtrat. Kjo është shumë relaksuese dhe ngjallë emocione pozitive. Psikologët janë të bindur se nëse përqafoheni derisa flini, marrëdhëniet tuaja nuk janë në vështirësi./21Media