Këto janë kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro

Më të ngushta dhe më të përshtatshme

Kartmonedhat e reja prej 100 dhe 200 euro do të vihen në qarkullim javën e ardhshme, kështu njoftuan përfaqësuesit e Bankës Qendrore Evropiane.

Kartmonedhat e reja euro do të ndryshojnë në madhësi nga kartëmonedha euro aktualisht në qarkullim – ato do të jenë më të ngushta për pesë milimetra, transmeton rtv21.tv.

Kartmonedhat e reja prej 100 eurosh do të jenë 147 milimetra të gjata dhe 77 milimetra të gjëra, ndërsa kartmonedhat prej 200 euro do të jenë 153 milimetra të gjata dhe 77 milimetra të gjëra.

“Këto kartëmonedha janë më të ngushta se kartmonedhat e serisë së parë, kështu që ato do të përshtaten më mirë në kuleta dhe do të zgjasin më gjatë. Madhësia është reduktuar gjithashtu për të parandaluar falsifikimin”, tha Aleksandrs Antins, kreu i Departamentit të Teknologjisë së Parave të Bankës së Letonisë.

Kartëmonedhat e reja të euros kanë një holografik satelitor që tregon simbole të vogla eurosh që lëvizin rreth numrit dhe bëhen më të qarta nën dritën e drejtpërdrejtë, e cila është një tipar krejtësisht i ri i sigurisë.

Shirit i argjendtë gjithashtu tregon portretin e Evropës, motivin arkitektonik dhe një simbol të madh të euros.

Kartmonedha të reja prej 100 dhe 200 euro kanë gjithashtu një numër të shtuar smeraldi./21Media

Back to top button