Mësimdhënësit në Kosovë dhe Shqipëri me paga më të larta se ata në Maqedoninë e Veriut

Mësimdhënësit në Kosovë dhe Shqipëri me paga më të larta se ata në Maqedoninë e Veriut

Mësimdhënësit kryejnë disa role njëkohësisht, ata mbajnë rolin e një prindi të dytë, kanë një rol kyç në zhvillimin e nxënësve, mbajnë qetësi në klasë, janë modeli i nxënësve kur të rriten, janë udhëheqës të nxënësve dhe shumë të tjera.

Mundi i tyre padyshim nuk mund të shpaguhet.

Mësimdhënësit në Kosovë dhe Shqipëri gëzojnë paga më të larta se ata në Maqedoninë e Veriut.

Bazuar në statistikat e publikuara, paga e mësimdhënësit në arsimin fillor në Kosovë është 478 euro, ndërsa në arsimin e mesëm është 549.7 euro.

Në Shqipëri pagat ndahen në tri nivele. Mësimdhënësit e ciklit të ulët deri në 9 vjeçar marrin pagë prej 57.765 lekë apo 472 euro. Mësimdhënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar marrin pagë prej 62.027 lekë apo 507 euro. Ndërkaq mësimdhënësit e arsimit të mesëm marrin pagë prej 62.141 lekë apo 508 euro.

Në Maqedoni mësimdhënësit kanë paga më të ulëta në krahasim me këto dy vende. Mësimdhënësit e arsimit fillor marrin 21.660 denarë apo 352 euro, ndërsa ata të arsimit të mesëm marrin 22.500 denarë apo 365 euro./21Media