Porschet më të shtrenjta

Porschet më të shtrenjta

Si pjesë e serisë së videos “Top 5”, Porsche paraqiti pesë makinat më të vlefshme nga historia e tij këtë herë.

Në vendin e pestë në listën e Porsche më të shtrenjtë të të gjitha kohërave është 917/30 Spyder nga viti 1973 me 1200 kuaj fuqi, dhe një kopje e kësaj makine është shitur për 3 milionë dollarë.

Pozicioni i katërt mbahet nga modeli legjendar i prodhuesit nga Stuttgart, 550A Spyder nga viti 1956. Ishte Porsche e parë që ishte projektuar posaçërisht për gara.

Çmimi i këtij modeli në tregun klasik të makinave ka arritur një shumë prej 5 milionë e 170 mijë dollarë. Në vendin e tretë është Porsche 911 GT1 nga viti 1997 me 600 kuaj fuqi.

Vetëm 20 kopje u homologuan për ngasje në rrugë publike, nga të cilat njëri në ankand arriti çmimin prej 5 milionë e 665 mijë dollarë.

Në pozitën numër dy renditet një tjetër model i garës Porsche 956 nga viti 1983, e njohur për mbajtjen e rekordeve në Nirburgring për 35 vjet (6:11), derisa nuk e theu këtë vit Porsche 919 Hybrid Evo (5: 19,55).

Ai mundësohet nga një motor turbo me 6 cilindra me mbi 600 “kuaj”, dhe një kopje shitet për 10 milionë e 120 mijë dollarë.

Në vendin e parë, si Porsche më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, është një 917K, e njohur nga filmi “Le Mans” me Steve McQueen në rolin kryesor.